TAV Maqedonia Partneriteti ynë i suksesshëm me Wizz Air solli pasagjerin e tyre të 15 miliontë në vend

TAV Maqedonia Partneriteti ynë i suksesshëm me Wizz Air solli pasagjerin e tyre të 15 miliontë në vend



TAV Maqedonia dhe Wizz Air, sot më 3 korrik 2025, në orën 12:00, në fluturimin që mbërriti nga Dortmundi, e mirëpritën së bashku pasagjerin e 15 miliontë të kësaj kompanie ajrore me kosto të ulët në vend, që nga hyrja e tyre në treg në vitin 2011 e deri më tani. 
Në shenjë falënderimi për besnikërinë e pasagjerit/pasagjeres, TAV Maqedonia i dhuroi pajisje udhëtimi, ndërsa Wizz Air i dha kupon me vlerë për bileta avioni për një destinacion që  do ta përzgjedhë ai/ajo vetë.   
“Në vitin kur e shënojmë 15-vjetorin tonë në treg, sot shpërblyem pasagjerin e 15 miliontë të Wizz Air dhe me këtë rast e festuam bashkëpunimin tonë  të frytshëm 14-vjeçar me këtë kompani ajrore, e cila fluturon drejt gjithsej 30 destinacioneve në 12 shtete nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën. Apostull Pali në Ohër.” Së bashku me ta dhe me Qeverinë, vazhdojmë të punojmë në zgjerimin e rrjetit të linjave ajrore nga të dy aeroportet maqedonase, duke e bërë Evropën dhe botën më të afërt si për qytetarët maqedonas, ashtu edhe për qytetarët e vendeve fqinje,” deklaroi Nezhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia. 
TAV Maqedonia, degë e TAV Aeroportet, që është pjesë e grupit francez ADP (Aéroports de Paris), e nisi partneritetin me kompaninë ajrore hungareze me kosto të ulët, Wizz Air, në qershor të vitit 2011, me fluturimin e parë nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit drejt aeroportit Luton, Londër. 
Në korrik të vitit 2015, Wizz Air filloi fluturime edhe nga aeroporti i Ohrit, me linjën nga Ohri drejt Bazelit.  
Wizz Air sot ka një bazë prej pesë avionësh në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe operon me 30 destinacione në 12 shtete nga dhe drejt vendit tonë, me një pjesëmarrje në treg prej mbi 46%, duke qenë kështu transportuesi ajror më i madh në tregun maqedonas.  
“Arritja e 15 milionë pasagjerëve në Maqedoninë e Veriut është një sukses i jashtëzakonshëm dhe dëshmi e lidhjes sonë të fortë me TAV Maqedonia dhe pasagjerët tanë këtu. Si liderë të tregut, duke ofruar fluturime drejt 30 destinacioneve nga ky vend, jemi krenarë që luajmë një rol kyç në mbështetjen e rritjes ekonomike, si dhe në hapjen e dyerve për mundësi biznesi dhe inkurajimin e vizitorëve që të eksplorojnë kulturën e pasur dhe peizazhet e bukura të Maqedonisë së Veriut. Jemi të entuziazmuar që sot po e festojmë këtë moment historik me pasagjerin me fat dhe mbetemi të përkushtuar në sigurimin e çmimeve të ulëta, shërbimit të sigurt dhe mundësive edhe më emocionuese për udhëtime për të gjithë në këtë vend,” – deklaroi Andrash Rado, udhëheqës i komunikimeve në Wizz Air.
Në vitin 2024, Wizz Air transportoi 1.8 milionë pasagjerë nëpërmjet dy aeroporteve maqedonase – Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti shën. Apostull Pali në Ohër, kurse sipas numrit të pasagjerëve, linjat më të shpeshta të Wizz Air janë ato nga Shkupi deri në Mylhouse, Dortmund, Memingen dhe Berlin.
TAV Maqedonia dhe Wizz Air vazhdojnë edhe mandej të bashkëpunojnë në mënyrë partneriteti, duke zhvilluar më tej rrjetin e linjave ajrore nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, duke e rritur numrin dhe ofertën e destinacioneve sipas kërkesave të pasagjerëve, me qëllim qasje më të madhe drejt Evropës dhe botës për qytetarët maqedonas, si dhe për qytetarët e shteteve fqinje.